Deputeti zviceran Gross: Raporti i Martit është keqkuptuar - Bota Sot
Deputeti zviceran Gross: Raporti i Martit është keqkuptuar

Lajme

Deputeti zviceran Gross: Raporti i Martit është keqkuptuar

Më: 13 janar 2011 Në ora: 14:52

Raporti i Martit është keqkuptuar dhe është trajtuar si të ishte një raport dëshmie në një proces gjyqësor. Për shkak të këtij keqkuptimi ka pasur reagime tejet negative thotë Andreas Gross, deputet zviceran në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kryetar i Grupit parlamentar të socialistëve në këtë Asamble.

Në një intervistë dhënë gazetës zvicerane ''Tages Ancajger'', ai thotë se të martën e fundit të janarit, me datën 25 në Këshillin e Evropës, do të ketë një diskutim të nxehtë lidhur më raportin e deputetit zviceran Dik Marty.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...