Berisha: Obelisk për nder të viktimave të komunizmit - Bota Sot
Berisha: Obelisk për nder të viktimave të komunizmit

Shqipëria

Berisha: Obelisk për nder të viktimave të komunizmit

Më: 7 janar 2009 Në ora: 16:05

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha deklaroi se "data 20 shkurt do të shpallet dita e nderimit të viktimave të sistemit komunist, ndërkohë që do të krijohet edhe një obelisk përpara piramidës, në kujtim të viktimave të këtij sistemi".

Këshilli i Ministrave mori në shqyrtim ligjin "Për krijimin e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Sistemit Komunist në Shqipëri".

Duke përmendur të gjitha barbarizmat e sistemit komunist , kreu i Qeverisë theksoi se "Shqipëria nuk ka zgjedhur hakmarrjen, për sa i përket sistemit të shkuar, pasi kjo nuk do të ishte gjë tjetër, vetëm rrezikim për ripërsëritje të asaj që ka ndodhur"."Por e vërteta është se nuk kemi zgjedhur as drejtësinë. Ka vende që kanë zgjedhur drejtësinë, por ne si me ligjin e lutsracionit edhe me të gjitha vendimet dhe ligjet e tjera që do të ndërmerren, kemi zgjedhur më së shumti një kufizim të përkohshëm të të drejtave të asaj kategorie që kanë qenë të përfshirë", vijoi më tej Kryeministri . Përsa i përket zgjedhjes së datës berisha është shprehur se kjo datë është data e ngadhënjimit të atyre që patën kurajon të përmbysin realisht bustet e gjalla dhe të vdekura të diktaturës. Për më tepër 20 shkurti është dita që e bëri Shqipërinë me opozitën e vërtetë, pasi nga dita e themelimit të PD-së . Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje se “do ti propozohet parlamentit që të vendosë për ngritjen e obeliskut në nderim të viktimave të sistemit komunist, para piramidës së diktatorit, e cila sot është Qendër Kulture".

Berisha kërkoi që ministria e kulturës të hapë një konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e obeliskut. Berisha kërkoi nga Ministri i Kulturës që në datën 20 shkurt 2009, Muzeu Kombëtar të organizojë ekspozitën më të madhe që është organizuar ndonjëherë për dhunën komuniste në Shqipëri.

"Kombet kanë gabuar dhe ne nuk mund të themi se jemi komb që nuk kemi gabuar, por kombet kanë gjetur rrugët e qytetëruara për të njohur përgjegjësitë dhe për të marrë masa që ato të mos përsëriten më", tha Kryeministri duke theksuar se "Instituti që do të krijohet do të ketë atributet e një institucioni edukues dhe jo të një institucioni të akuzës".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...