Demonstrata, policia: Tubimi do të regjistrohet me kamera vëzhgimi

Shqipëria

Demonstrata, policia: Tubimi do të regjistrohet me kamera vëzhgimi

Më: 20 janar 2011 Në ora: 16:35

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore, bazuar në kërkesën e subjektit Partia Socialiste, ka marrë të gjithë masat e nevojshme për sigurimin e rendit e të qetësisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të tubimit të parashikuar për t’u zhvilluar në datën 21 Janar.

Në kuadër të këtyre masave, bazuar në Ligjin “Për Tubimet”, nga strukturat e policisë do të bëhet monitorimi i plotë dhe i hollësishëm i vendit të zhvillimit të tubimit (rregjistrimi i tubimit), përmes kamerave të vendosura përgjatë gjithë itenerarit të tij.

Policia e Shtetit, fton pjesëmarrësit në këtë tubim të respektojnë me korrektësi dispozitat ligjore lidhur me Tubimet dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planizuara me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat