Parlamenti si thertore, përleshja e rrallë e deputetëve

Afrika

Parlamenti si thertore, përleshja e rrallë e deputetëve

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:15
Tajvan, opozita sulmon mazhorancën me zorrë derri

Parlamenti në Tajvan u kthye në një supermarket të çrregullt ku hidheshin andej këndej sasi të mëdha të zorrëve të derrit.

Ishin deputetët e opozitës që u hodhën mbi kokë kolegëve të tyre të mazhorancës zorrët e derrit pas një përplasje të ashpër mes palëve.

Debatet dhe përplasjet fizike nisën pasi opozita kundërshtoi vendimin e qeverisë për të lejuar importin e mishit të derrit nga SHBA.

Partia në pushtet i mohon akuzat dhe ka bërë thirrje që debat të bëhet sa më racional.

Përplasjet e dhunshme në parlamentin e Tajvanit nuk janë diçka e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat