Rreth 2.5 milionë të prekur me COVID në Afrikë

Afrika

Rreth 2.5 milionë të prekur me COVID në Afrikë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:13
Ilustrim

Në Afrikë ka shkuar në mbi 2 milionë e 443 mijë numri i rasteve me COVID-19.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21.275 duke e çuar numrin e rasteve në gjithë kontinentin në 2.443.850.  Gjatë 24 orëve kanë ndërruar jetë 346 persona duke e çuar numrin total në 57.514.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 23.827, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.990 dhe në Marok 6.749 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 883.687 raste e cila pasohet nga Maroku me 406.970 dhe Egjipti me 123.153 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.066.966 persona të infektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat