Covid-19, si është situata në kontinentin e Afrikës

Afrika

Covid-19, si është situata në kontinentin e Afrikës

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 540 mijë.

Gjithsej 2.540.280 persona deri më tani kanë rezultuar pozitivë me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 16.599 persona, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 59.624, me një rritje prej 429 viktimash në 24 orët e fundit. Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 24.907 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 7.130 dhe Maroku me 7.000.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 930.711 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 418.002 raste dhe Egjipti me 126.273. Deri më tani, 2.126.462 persona të infektuar janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat