Zbulohet një variant i ri i Covid-it në Nigeri, ndryshe nga i Britanisë

Afrika

Zbulohet një variant i ri i Covid-it në Nigeri, ndryshe nga i Britanisë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Në Nigeri është zbuluar variant i ri i koronavirusit për të cilin dyshohet se mund të jetë ndryshe nga ato që para do kohe u zbuluan në Britani të Madhe dhe Afrikën e Jugut.

Drejtori i Qendrës afrikane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, John Nkengasong me rastin e zbulimit të variantit të ri të koronavirusit iu drejtua mediave.

Ai tha se Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Nigeri filloi hulumtim të përbashkët me Qendrën afrikane për për gjenomikën e sëmundjeve infektive.

Nkengasong theksoi se varianti i ri bazohet në 2 ose 3 sekuenca gjenetike.

“Varianti i ri i koronavirusit që u zbulua në Nigeri mund të jetë i ndryshëm nga ato në Britani të Madhe dhe Afrikën e Jugut. Na jepni pak kohë, është akoma shumë herët“, tha Nkengasong.

Në Nigeri, pothuajse 81 mijë raste të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar që nga fillimi i pandemisë ndërsa 1.236 persona kanë humbur luftën kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat