Sulm për Krishtlindje/ Vriten shtatë persona dhe rrëmbehen shtatë të tjerë

Afrika

Sulm për Krishtlindje/ Vriten shtatë persona dhe rrëmbehen shtatë të tjerë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 06:57
Borno

Të paktën shtatë njerëz u vranë në një sulm të Boko Haram në fshatin Pemi me shumicë të krishterë, në shtetin Borno të Nigerisë në prag të Krishtlindjeve.

“Boko Haram sulmoi fshatin Pemi, vrau shtatë vetë dhe rrëmbeu shtatë të tjerë, duke përfshirë një pastor,” tha Kachallah Usman, sekretari i zonës së qeverisë lokale Chibok.

“Ata gjithashtu dogjën një kishë, një ambulancë dhe disa shtëpi,” shtoi ai. Pemi ndodhet afërsisht 20 kilometra nga Chibok, ku Boko Haram rrëmbeu më shumë se 200 vajza në shkollë, gjashtë vjet më parë.

Një burrë që pretendon të jetë Abubakar Shekau, një udhëheqës i një prej fraksioneve të Boko Haram, gjithashtu tha se grupi ishte përgjegjës për rrëmbimin e më shumë se 300 fëmijëve në shkollë në veriperëndim të vendit në fillim të këtij muaji, megjithëse guvernatori Aminu Bello Masari hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se “banditët lokalë” ishin përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat