Vriten tre paqeruajtës të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore

Afrika

Vriten tre paqeruajtës të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Të paktën tre paqeruajtës të OKB-së u vranë nga një grup i armatosur i paidentifikuar në pjesën juglindore të Republikës së Afrikës Qendrore (RAQ), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar të premten, Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, tha se ushtarët e misionit paqeruajtës të OKB-së dhe Forcat e Armatosura të Afrikës Qendrore u sulmuan nga një grup i armatosur i paidentifikuar ndërsa ishin duke patrulluar në Dekoa.

“Tre paqeruajtës nga Burundi u vranë dhe dy të tjerë u plagosën”, shtohet në deklaratë.

Duke rikujtuar se sulmet kundër paqeruajtësve të OKB-së mund të përbëjnë krime lufte, Dujarric u bëri thirrje autoriteteve të Republikës së Afrikës Qendrore të hetojnë sulmet e tmerrshme dhe të nxjerrin sa më parë autorët para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat