Sri Lanka hap kufijtë për turistët, shpaloset plani me “1000 kërkesa”

Afrika

Sri Lanka hap kufijtë për turistët, shpaloset plani me “1000 kërkesa”

Më: 27 janar 2021 Në ora: 20:09
Sri Lanka

Sri Lanka ka vendosur të rihapë kufijtë për turistët ndërkombëtarë që prej 21 janarit, pas një bllokimi 10 mujor për shkak të pandemisë.

Autoritetet kanë implementuar një plan të qartë sigurie dhe rregulla për ata që do vijnë të vizitojnë plazhet dhe vendet historike. Në mes të rregullave, është edhe  plotësimi i një formulari deklarimi shëndetësor, i cili duhet të dorëzohet pata se të hipin turistët në avion.

Turistët duhet të rezultojnë negativë në një test PCR dhe duhet të jetë bërë 96 orë para mbërritjes në destinacion. Ata duhet t’i nënshtrohen dy testeve të mëtejshme për një vizitë deri në shtatë ditë, dhe tre nëse qëndrimi i tyre zgjat më shumë se një javë.

Turistët gjithashtu duhet të kenë një letër që tregon se ata kanë rezervuar në  një prej hoteleve të përfshirë në projektin “Safe&Secure”, të cilët banorët vendas nuk mund ti vizitojnë, përveç personelit. Hotelet do të kryejnë transport të pavarur për çdo grup vizitorësh, ndërkohë që këta të fundit nuk mund të lëvizin jashtë hotelit për një periudhë 14 ditore, përveç rasteve kur udhëtimi për në vendet turistike është miratuar.

Pas periudhës 14-ditore, udhëtarit atëherë i lejohet të largohet nga hoteli për sa kohë që rezultatet e testit të PCR-së janë negative. Ata mund të lëvizin në çdo strehim të zgjedhur prej tyre dhe të bashkëveprojnë me komunitetin në atë pikë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat