Nigeri, 23 të vdekur në sulmet e armatosura

Afrika

Nigeri, 23 të vdekur në sulmet e armatosura

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Komisari Shtetëror i Sigurisë së Brendshme dhe i Punëve të Brendshme të shtetit Kaduna, Aruwan tha se disa persona ende të pa identifikuar kryen sulme të armatosura në disa provinca të vendit.

Në veri të Nigerisë 23 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve të armatosura, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisari Shtetëror i Sigurisë së Brendshme dhe i Punëve të Brendshme të shtetit Kaduna, Samuel Aruwan deklaroi se disa persona ende të pa identifikuar kryen sulme të armatosura në disa provinca të vendit.

Aruwan tha se në sulmet e armatosura 23 persona e kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Ai tha se në rajon janë dërguar më shumë forca të sigurisë për shkak të sulmeve në rritje dhe se ka filluar hetimi në lidhje me rastin.

Më herët ishte ndaluar përdorimi i motoçikletave

Përdorimi i motoçikletave është i ndaluar në disa vende për shkak se sulmuesit në kohët e fundit kryenin sulme me motoçikleta.

Zona është skenë e përplasjeve të dhunshme midis grupit etnik fulanët, të cilët ndonjëherë merren me blegtori dhe disa fiseve që jetojnë me bujqësi. Së fundmi dy ditë më parë 19 persona u vranë në sulmin e kryer nga persona të armatosur.

Fulanët, të cilët migruan në jug të vendit për të kullotur bagëtitë, pretendojnë se fermerët e vendit u përpoqën të vidhnin bagëtinë e tyre dhe i sulmuan ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat