Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Nigeri, 6 të vdekur

Afrika

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Nigeri, 6 të vdekur

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:49
Nigeri

Gjashtë njerëz kanë mbetur të vdekur kur një aeroplan ushtarak u rrëzua të dielën në afërsi të pistës Abuja, Nigeri, pasi pësoi dëmtim të motorit.

Ministri i Aviacionit në Nigeri, Hadi Sirika, ka thënë se incidenti përfshiu një aeroplan binjak turboprop King Air 350.

Sirika shtoi se njerëzit duhet të "qëndrojnë të qetë dhe të presin rezultatin e hetimit nga ushtria”.

Agjencia e lajmeve, Arise News, raportoi se gjashtë persona ishin në bordin e avionit të Forcave Ajrore Nigeriane - përfshirë dy nga ekuipazhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat