Rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri

Afrika

Rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:31
Nigeri

Qindra nxënëse janë rrëmbyer në shtetin veri-perëndimor të Zamfara të Nigerisë. Incidenti  është rrëmbimi i dytë masiv brenda një jave që ndodh në këtë shtet.

Sipas Reuters njerëz të armatosur të panjohur erdhën duke qëlluar në mënyrë sporadike dhe i morën vajzat. Një mësues nga shkolla, i cili dëshironte të mbetej anonim, i tha agjencisë së lajmeve AFP se më shumë se 300 vajza janë rrëmbyer.

Veri-perëndimi i Nigerisë ka parë një rritje të sulmeve nga bandat kriminale të armatosura rëndë në vitet e fundit. Këto grupe drejtohen kryesisht nga motive financiare, por ka shqetësime se ata po infiltrohen nga militantët xhihadistë që zhvillojnë kryengritje në rajon.

Të paktën 42 persona, përfshirë 27 studentë, u rrëmbyen javën e kaluar në Kagara. Në Dhjetor, më shumë se 300 djem u rrëmbyen nga persona të armatosur në Kankara në shtetin Katsina dhe më vonë u lanë të lirë pas negociatave.

Por rrëmbimi i vitit 2014 i 276 nxënëseve në qytetin veri-lindor të Chibok nga militantët islamikë Boko Haram solli vëmendjen globale në sfidat në rritje të sigurisë me të cilat po përballej Nigeria.

Ndërkaq shkollat ​​në Nigerinë rurale veriore janë më të prekshme nga rrëmbimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat