Nigeri, rrëmbehen 300 vajza/ Ishin në mes të mësimit, familjet të dëshpëruara

Afrika

Nigeri, rrëmbehen 300 vajza/ Ishin në mes të mësimit, familjet të dëshpëruara

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Qindra vajza janë zhdukur që nga momenti kur një grup personash të armatosur hynë në një shkollë në veri të Nigerisë nën kërcënimin e armëve.

Ngjarja tronditi rajonin Zamfara. Policia e konfirmoi se 317 vajza janë rrëmbyer dhe për fatin e tyre nuk dihet asgjë. Ky është rrëmbimi i dytë i nxënësve në Nigeri brenda më pak se dhjetë ditëve. Nasiru Abdullahi, i tha Associated Press se në mesin e të zhdukurave janë edhe dy javët e tij të moshës 10 dhe 13 vjec.

Një banor lokal, u shpreh se sulmuesit e armatosur kanë mësyrë gjithashtu edhe një kamp ushtarak dhe një pikë kontrolli që gjendej në afërsi të shkollës.

“Ata hynë në shkollë dhe i detyruan vajzat të hipnin në makinat e tyre”, pohoi Suleiman Tanua Anka, një zyrtar shtetëror në Zamfara. Është ende e paqartë nëse nga ky sulm ka pasur viktima.

Shumë grupe banditësh veprojnë në Zamfara dhe janë të njohur  për rrëmbimin e vajzave në këmbim të parave, ose kërkojnë që anëtarët e grupeve të tyre të lirohen nga burgu, në këmbim të lirimit të nxënësve. Dy muaj më parë, mbi 300 nxënës u rrëmbyen nga një shkollë e mesme në Katsina të Nigerisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat