Gjenden të ngordhur gjashtë luanë në Ugandë, dyshohet se u trafikuan

Afrika

Gjenden të ngordhur gjashtë luanë në Ugandë, dyshohet se u trafikuan

Më: 21 mars 2021 Në ora: 07:13
Ugandë

Gjashtë luanë janë gjetur të ngordhur në Parkun Kombëtar “Mbretëresha Elizabeth” në Ugandë me kokat dhe putrat e këputura. Autoriteti i Kafshëve të Egra të Ugandës ka thënë se nuk mund të përjashtojë trafikimin e paligjshëm që u është bërë luanëve.

Autoriteti ka bërë me dije se është filluar një hetim lidhur me rastin ku specialistët me policinë po punojnë në vendngjarje.

Luanët thuhet se ishin të veçantë për faktin se kishin aftësi të ngjiteshin në pemë.

E nga autoritetet qeveritare kanë thënë se janë të “trishtuar” nga rasti, duke përmendur se turizmi i Ugandës varet edhe nga kafshët e egra në këtë Park.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat