Vriten 4 ushtarë të Kombeve të Bashkuara në Mali

Afrika

Vriten 4 ushtarë të Kombeve të Bashkuara në Mali

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:56
Mali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në shtetin afrikan të Malit, ku 4 paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara u ekzekutuan me armë zjarri në qytetin veriut të Aguelhok.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një deklarate nga OKB, ku konfirmohet se persona të armatosur hapën zjarr ndaj ushtarëve.

Kjo ka lënë edhe disa të plagosur.

“Helikopterët u dërguan në vendin e ngjarjes për të evakuuar personat e plagosur”, thuhet më tej në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat