Nigeri, 5 persona të vrarë në sulmet ndaj objekteve të ndihmave

Afrika

Nigeri, 5 persona të vrarë në sulmet ndaj objekteve të ndihmave

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Organizata terroriste Boko Haram kreu sulme ndaj objekteve të ndihmës së OKB-së në rajonin Damasak në kufirin e provincës Borno.

Në verilindje të Nigerisë, 5 persona humbën jetën në sulmet e kryera nga organizata terroriste Boko Haram kundër 3 objekteve të ndihmave të Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency.

Duke folur për AA, një zyrtar i cili nuk dëshiron të identifikohet, deklaroi se organizata terroriste Boko Haram kreu sulme ndaj objekteve të ndihmës së OKB-së në rajonin Damasak në kufirin e provincës Borno. Zyrtari deklaroi se 5 persona humbën jetën gjatë sulmeve.

Koordinatori i Ndihmës Humanitare të OKB-së për Nigerinë, Edward Kallon, në një deklaratë tha se në sulme ishin shënjestruar 3 godina të ndihmave.

Kallon duke dënuar sulmin deklaroi se për më shumë se 10 vjet, punëtorët e ndihmës dhe objektet në rajonin verilindor të vendit janë përballur me sulme nga organizata terroriste.

Duke deklaruar se punonjësit e ndihmës humanitare në rajon do të zvogëlohen për shkak të sulmeve, Kallon theksoi se kjo ulje do të prekë 8.800 persona të zhvendosur në rajon.

Ai tha se të gjitha grupet e armatosura duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar për operacionet humanitare dhe punëtorët e ndihmës.

Që nga viti 2009 më shumë se 20 mijë njerëz kanë vdekur në dhunën masive të kryer nga organizata terroriste Boko Haram, e cila ka qenë e pranishme në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000.

Organizata që nga viti 2015 ka kryer gjithashtu sulme në vendet fqinje të vendit si në Kamerun, Çad dhe Niger. Ndërkohë, të paktën 2 mijë persona humbën jetën ​në sulmet e organizatës në pellgun e liqenit Çad.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat