Sulm me bombë në Somali, 4 ushtarë të vrarë

Afrika

Sulm me bombë në Somali, 4 ushtarë të vrarë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 06:45
Ilustrim

Gjatë një sulmi bombë në Somalinë jugore së paku 4 ushtarë kanë humbur jetën, theksoi një zyrtar policor.

“Sulmi ishte një shpërthim mine toke me telekomandë dhe shënjestroi forcat e sigurisë në aeroportin në periferi të Afmadow”, tha për AA, Abdirahim Adan, një oficer policie në rajonin e Jubës së Poshtme.

Grupi i lidhur me al-Kaedën me bazë në Somali, al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin.

Afmadow është një qytet bujqësor i vendosur 216 kilometra larg qytetit portual të Kismayo, kryeqyteti administrativ i Shtetit Jubaland.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat