Djali presidentit të vrarë të Çadit, emërohet “president i republikës”

Afrika

Djali presidentit të vrarë të Çadit, emërohet “president i republikës”

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:24
Idriss Deby

Djali i udhëheqësit të vrarë të Chadit, Idriss Deby do të marrë detyrën e presidentit në vend të babait të tij, sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën nga presidenca.

Ai tha se gjenerali Mahamat Idriss Deby, 37, i cili të martën u emërua me shpejtësi udhëheqës kalimtar si kryetar i një këshilli ushtarak pas vdekjes së babait të tij, do të “zërë funksionet e presidentit të republikës” dhe gjithashtu do të shërbejë si kreu i forcave të armatosura.

Vendimi shfuqizon kushtetutën e mëparshme dhe do të zbatohet si “ligji bazë i republikës”, në përputhje me termat e saj.

Deby është emëruar gjithashtu edhe “kreu suprem i forcave të armatosura”, tha ai, raporton aljazeera. Mahamat Deby njihet më së miri si një komandant i lartë i forcave Chadian që ndihmojnë një mision paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në veriun e paqëndrueshëm të Malit.

Këshilli ka për detyrë një tranzicion 18-mujor drejt “zgjedhjeve të lira dhe demokratike”. Kreu i ri i shtetit do të nxjerrë legjislacionin e miratuar nga 69 anëtarët e këshillit kombëtar të tranzicionit, të cilët emërohen drejtpërdrejt nga Mahamat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat