Vriten tre studentë në Nigeri, ishin rrëmbyer nga një bandë

Afrika

Vriten tre studentë në Nigeri, ishin rrëmbyer nga një bandë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:14
Nigeri

Tre studentë të kidnapuar nga një grup banditësh në Nigeri janë gjetur të vrarë në fshatin Këanan Bature, afër Universitetit.

Siç njoftojnë autoritetet policore, rreth 20 studentë dhe tre pjesëtarë të Universitetit Greenfield në Nigeri ishin rrëmbyer të martën nga persona të armatosur. Zyrtari i Kadunas, qytet në Nigeri, e ka cilësuar këtë akt si jonjerëzor.

“Mendimet e mia janë me familjarët e tyre në këtë kohë të vështirë. Shpirti u preftë në paqe”, ka deklaruar presidenti Muhammadu Buhari.

Rrëmbimet janë shtuar kohëve të fundit në zonën rreth Kadunas dhe në pjesën veriore të Nigerisë. Bandat kriminale sipas BBC-së, po synojnë shkollat që perceptohen si më lehtë të prekshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat