Dënohet me burg ish-Presidenti Jacob Zuma

Afrika

Dënohet me burg ish-Presidenti Jacob Zuma

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 18:15
Jacob Zuma

Ish Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma është dënuar me 15 muaj burg nga gjykata më e lartë e vendit.

Atij i është dhënë pesë ditë kohë që të dorëzohet në polici. Nëse n uk vetëdorëzohet, ministri i policisë duhet të urdhërojë arrestimin e tij.

Dënimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli atë fajtor për përbuzje e urdhrit të saj për t’u paraqitur në një hetim për korrupsionin ndërsa ishte president.

Gjatë kohës së tij në pushtet, para se të largohej në vitin 2018 është akuzuar për marrje ryshfet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat