Qeveria afgane mobilizon trupa shtesë për të luftuar talibanët

Afrika

Qeveria afgane mobilizon trupa shtesë për të luftuar talibanët

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:31
Milicitë iu bashkohen trupave afgane për të luftuar kundër talibanëve. Foto nga arkivi.

Autoritetet afgane thanë se kanë dërguar qindra trupa dhe milici pro-qeverisë për zmbrapsur talibanët, të cilët po avancojnë në veri të vendit.

Militantët talibanë, në dy muajt e fundit, kanë arritur që të marrin nën kontroll dhjetëra qarqe në veri të vendit, teksa nga Afganistani ka nisur tërheqja e trupave ndërkombëtare.

Fawad Aman, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se tani qeveria po planifikon një ofensivë të madhe për të rimarrë “territoret e humbura nga armiku”.

“Forcat tona janë duke u organizuar në terren për këtë operacion”, tha Aman për agjencinë e lajmeve AFP.

Forcat dhe milicitë pro-qeveritare u dërguan më 6 korrik në provincën veriore Takhar dhe në Badakhshan, ku talibanët, javëve të fundit kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit, shpesh pa luftuar fare.

Më 5 korrik, 1.030 trupa afgane u larguan gjatë natës për në Taxhikistan, raportuan autoritetet taxhike.

Qindra pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane u larguan pasi talibanët shënuan përparim në veri, por tërheqja e fundit e trupave afgane ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Që prej se presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi në prill se trupat amerikane do të tërhiqeshin, talibanët nisën shpejt një ofensivë dhe tani kanë nën kontroll rreth një të tretën e të gjitha qarqeve në Afganistan.

Me tërheqjen e forcave të huaja janë rritur edhe shqetësimet se qeveria në Kabul, e mbështetur nga Perëndimi, do të kolapsojë./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat