Ushtria merr pushtetin në Guinea, mban presidentin

Afrika

Ushtria merr pushtetin në Guinea, mban presidentin

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Forcat speciale të Guinesë morën pushtetin në një grusht shteti të dielën, duke arrestuar presidentin dhe duke vendosur një shtetrrethim të pacaktuar në vendin e varfër të Afrikës Perëndimore, raporton France24.

"Ne kemi vendosur, pasi kemi marrë presidentin, të shpërndajmë kushtetutën," tha një oficer me uniformë i rrethuar nga ushtarë me pushkë në një video të dërguar për AFP.

Oficeri tha gjithashtu se kufijtë tokësorë dhe ajrorë të Guinesë ishin mbyllur dhe qeveria ishte shpërndarë.

Një video e mëparshme dërguar AFP nga puçistët tregoi Presidentin Alpha Conde të ulur në një divan të rrethuar nga trupat. Udhëheqësi 83-vjeçar refuzoi t'i përgjigjej një pyetjeje nga një ushtar nëse ai ishte keqtrajtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat