Sulm vetëvrasës me autobombë në Mogadishu, të paktën shtatë viktima

Afrika

Sulm vetëvrasës me autobombë në Mogadishu, të paktën shtatë viktima

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën shtatë persona në kryeqytetin somalez, Mogadishu.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një udhëkryq pranë rezidencës presidenciale, tha zyrtari lokal Muawiya Moudi.

“Një veturë shpërtheu në një udhëkryq në qytet dhe vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë”, tha Mudij, raporton trt.

Ende nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin, por grupi terrorist Al Shabab, i cili dëshiron të ndryshojë interpretimin e qeverisë për ligjin islam, shpesh qëndron pas veprimeve të tilla terroriste.

Një dëshmitar okular që ishte pranë sulmit thotë se ai pa shtatë vetura gjersa i gjithë kryqëzimi ishte i mbuluar me gjak. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat