Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi dhe Nepal shkon në 100

Afrika

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi dhe Nepal shkon në 100

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:12
Foto

Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet që kanë shkaktuar rrëshqitje toke, dukë përfshirë shtëpitë e rrugët në Indi dhe Nepal.

Në Uttarakhand, 46 persona u raportuan të vdekur dhe 11 të tjerë të zhdukur, përfshirë një familje pesë anëtarëshe, shtëpia e së cilës u ‘varros’ në një valë kolosale me baltë dhe shkëmbinj. Në Nepalin fqinj, 31 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut, për të cilat ekspertët thonë se janë më të zakonshme sepse ndryshimet klimatike po shkrijnë akullnajat në Himalaje.

Një mijë kilometra në jug në shtetin indian të Kerala, ka pasur të paktën 39 të vdekur dhe digat janë detyruar të hapin grilat e tyre ndërsa uji ngrihet në shenjën e rrezikut.

Ekspertët thonë se shpyllëzimi intensiv për ndërtimin e digave hidroelektrike në rajon i ka bërë reshjet më të rrezikshme se kurrë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat