Sulm me bombë në Ugandë, së paku një i vdekur e shtatë të lënduar

Afrika

Sulm me bombë në Ugandë, së paku një i vdekur e shtatë të lënduar

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 13:38
Ugandë

Së paku një person ka vdekur dhe shtatë janë lënduar pas një sulmi me bombë në kryeqendrën e Ugandës, Kampala, raporton BBC. Autoritetet e Ugandës dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Shpërthimi ka ndodhur të shtunën mbrëma në një bar, ndërsa qytetarët janë parë duke vrapuar nëpër rrugë të tmerruar.

Presidenti Yoweri Museveni ka thënë se terroristët mund të kenë vendosur bombën në një qese plastike.

Shpërthimi ndodhi një javë pasi Qeveria e Britanisë së Madhe ka lëshuar një paralajmërim për terrorizëm në Ugandë.

Ka paralajmëruar qytetarët britanikë në Ugandë – ku sulmet ndodhin rrallë – se “terroristët me shumë gjasë po tentojnë të realizojnë sulme”. I ka paralajmëruar që të jenë vigjilentë në vende publike, përfshirë restorante e bare.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes në periferi të Kampalas.

Forenzika po futet për të mbledhë dëshmi.

Dëshmitarët për mediat lokale kanë thënë se dy burra janë futur në atë vend me një qese plastike ku brenda saj dukej se kishte shishe. Mirëpo, Policia ende po heton.

Museveni në Twitter ka thënë se shpërthimi duket se është sulm terrorist dhe ka premtuar se do të kapë fajtorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat