SHBA-Britani e Madhe thirrje ushtrisë së Sudanit të mos dhunojnë protestuesit paqësorë

Afrika

SHBA-Britani e Madhe thirrje ushtrisë së Sudanit të mos dhunojnë protestuesit paqësorë

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 16:04
Protestuesit paqësorë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën (30 tetor) se forcat e sigurisë së Sudanit duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe se çdo akt dhune kundër demonstruesve paqësorë është "i papranueshëm".

Në një postim në Twitter zoti Blinken shkruante se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me "popullin e Sudanit në luftën e tyre paqësore, për demokraci".

Përfaqësuesi i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Sudanin dhe Sudanin e Jugut, Robert Fairweather tha gjithashtu të shtunën se forcat e sigurisë duhet të respektojnë të drejtën e popullit sudanez për të protestuar.

Kundërshtarët e një grusht shteti ushtarak në Sudan kanë bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare të shtunën për të kërkuar rivendosjen e një qeverie civile, për ta kthyer vendin në rrugën drejt demokracisë pas disa dekadash sundimi autoritar./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat