Tre të vdekur pas sulmeve kamikaze në kryeqytetin e Ugandës

Afrika

Tre të vdekur pas sulmeve kamikaze në kryeqytetin e Ugandës

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:06
Foto

Sulmuesit vetëvrasës kanë shënjestruar kryeqytetin e Ugandës, Kampala, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur më shumë se 30 të tjerë, thotë policia.

Tre sulmues me motoçikleta hodhën veten në ajër pranë parlamentit dhe selisë së policisë së qytetit.

Numri i të vdekurve ka gjasa të rritet, me shpërthimet duke lënë pjesë të trupit të shpërndara në rrugë.

Zyrtarët fajësuan për sulmet Forcat Demokratike Aleate (ADF), një grup i armatosur me bazë në DR Kongo, raporton BBC.

Sulmet erdhën brenda tre minutave nga njëri-tjetri. Më shumë bomba janë gjetur në pjesë të tjera të qytetit, thanë zyrtarët.

“Kërcënimet për bombë janë ende aktive, veçanërisht nga sulmuesit vetëvrasës”, tha zëdhënësi i policisë Fred Enanga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat