Kryeministri i Etiopisë në vijën e parë të luftës kundër rebelëve

Afrika

Kryeministri i Etiopisë në vijën e parë të luftës kundër rebelëve

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:42
Abiy Ahmed

Kryeministri i Etiopisë dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Abiy Ahmed ka njoftuar se do të udhëheqë ushtarët duke dal në vijën e parë të frontit kundër luftëtarëve rebelë që avancojnë, në përshkallëzimin e fundit të konfliktit njëvjeçar midis qeverisë dhe grupeve rebele nga Tigray verior.

“Duke filluar nga nesër, unë do të shkoj në frontin e luftës për të udhëhequr personalisht forcat e mbrojtjes”, shkroi ai në Twitter, duke u kërkuar qytetarëve që “të udhëheqin vendin me një sakrificë” dhe t’i bashkohen atij.

“Ata prej jush që synoni të jeni një nga fëmijët e Etiopisë dhe të hyni në histori, ngrihuni sot për vendin tuaj, le të takohemi në frontin e luftës”, shtoi ai.

“Në të kaluarën dhe në të tashmen, nevojat dhe jetët e secilit prej nesh janë nën [nevojat] e Etiopisë”, pohoi Abiy.

Në muajin nëntor të vitit 2020, Abiy urdhëroi një ofensivë ushtarake në rajonin verior të Tigray dhe premtoi se konflikti do të zgjidhej shpejt. Një vit më pas, luftimet kanë lënë mijëra të vdekur, kanë zhvendosur më shumë se dy milionë njerëz nga shtëpitë e tyre, kanë nxitur urinë dhe kanë shkaktuar një valë mizorish.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat