Qindra protestues kundërshtojnë masat kundër COVID-19 në rrugët e Kievit

Afrika

Qindra protestues kundërshtojnë masat kundër COVID-19 në rrugët e Kievit

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:48
Foto

Qindra protestues kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, për të kundërshtuar masat kundër COVID-19 dhe programin e detyrueshëm për vaksinim për disa punëtorë.

Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “‘Jo’ gjenocidit ndaj ukrainasve” dhe “thoni ‘jo’ gënjeshtrave”.

Disa prej tyre po kërkonin gjithashtu lirimin e aktivistit që njihet për kundërshtimin e vaksinimit, Ostap Stakhiv, i cili është arrestuar në qytetin Lviv gjatë javës së kaluar nën akuzat për dëmtimin e shëndetit publik përmes lidhjeve që dyshohet se i ka me Rusinë.

Stakhiv i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij, shkruan BBC.

Në Ukrainë së fundmi është rritur numri i të vaksinuarve për shkak të masave më të ashpra në vende publike për të pavaksinuarit, por megjithatë është akoma një numër i madh i qytetarëve që hezitojnë të vaksinohen.

Vendi po përjeton një valë të re të rasteve me COVID-19 derisa varianti shumë shpejt i transmetueshëm Delta po përhapet nëpër Europë.

Ukraina gjatë ditës së sotme ka raportuar 14,325 raste të reja me koronavirus dhe 595 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat