Autobusi zhytet në lumin Kenia, vdesin 23 persona

Afrika

Autobusi zhytet në lumin Kenia, vdesin 23 persona

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 20:09
Autobusi me anëtarë të korit zhytet në lumin Kenia

Të paktën 23 persona janë mbytur pasi një autobus që po udhëtonte për në një dasmë u zhyt në një lumë të përmbytur në Kenia, raporton BBC.

Pamjet video tregojnë se autobusi u rrëmbye pasi shoferi u përpoq të kalonte ujin me rrjedhje të shpejtë mbi një urë në lumin Enziu, rreth 200 km në lindje të kryeqytetit kenian, Nairobi.

Autobusi ishte marrë me qira për të transportuar anëtarët e korit të kishës.

Katër nga të vdekurit ishin fëmijë dhe të paktën 12 persona janë shpëtuar, thonë raportet lokale.

Megjithatë, është e paqartë se sa njerëz ishin në autobus në atë moment. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat