Shteti afrikan e falënderon SHBA-në që i vendosi embargo armësh

Afrika

Shteti afrikan e falënderon SHBA-në që i vendosi embargo armësh

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 16:40
Kamboxhia

Si reagim ndaj embargos së Shteteve të Bashkuara për armë, Kamboxhia të premten i urdhëroi forcat e veta të armatosura që t’i nxjerrin nga përdorimi ose t’i shkatërrojnë të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake që janë marrë nga ShBA-ja.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Hun Sen tha se i ka udhëzuar të gjitha njësitë e forcave të armatosura që menjëherë t’i rishikojnë armët dhe pajisjet ushtarake që Kamboxhia ka tash për tash dhe që të gjitha armët amerikane të dërgohen në magazinim ose “thjesht të shkatërrohen”.

Deklarata e tij erdhi vetëm pak ditë pas vendimit të Uashingtonit për t’i vendosur embargo armësh shtetit të Azisë Juglindore. Arsyetimi i ShBA-së për këtë vendim ishte se Kamboxhia “e ka lejuar Kinën që ta zgjerojë praninë e vet ushtarake dhe të ndërtojë qendra për përdorim ekskluziv në Gjirin e Tajlandës”.

“E shfrytëzoj këtë mundësi që ta falënderoj ShBA-në për vendimin e saj për ta ndaluar shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Kamboxhia. Kjo e shfaq legjitimitetin e vendimit që e kam marrë më 1994, kur zgjodha që të mos e ndryshoj sistemin tonë të armatimit në model amerikan”, tha Hun Sen.

Megjithatë, ndikimi i embargos amerikane kundër Kamboxhias mbetet i paqartë, duke marrë parasysh se Shtetet e Bashkuara nuk janë në mesin e vendeve nga të cilat shteti aziatik furnizohet me armë.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Insitutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Studime të Paqes, shumicën e armëve Kamboxhia i blen nga Kina, më pas nga Ukraina, Serbia e Republika Çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat