Gjykata e Afrikës së Jugut urdhëron që ish-presidenti të kthehet në burg

Afrika

Gjykata e Afrikës së Jugut urdhëron që ish-presidenti të kthehet në burg

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 14:14
Jacob Zuma

Një gjykatë e Afrikës së Jugut ka vendosur që ish-presidenti i vendit Jacob Zuma, duhet të kthehet në burg, duke thënë se lirimi i tij me kusht ishte “i paligjshëm”.

Koha që ai ka kaluar jashtë burgut nuk duhet të llogaritet në dënimin e tij prej 15 muajsh, vendosi gjykata e Pretorias.

Zuma u lirua më 5 shtator për një gjendje mjekësore të pazbuluar.

Ai ishte burgosur për dështimin për të marrë pjesë në një hetim për korrupsion gjatë presidencës së tij.

79-vjeçari u dorëzua në polici në korrik pas një përplasjeje publike, por burgosja e tij, e paprecedentë për një ish-president, shkaktoi protesta të dhunshme dhe plaçkitje.

Më shumë se 300 njerëz, kryesisht në bastionin e Zuma në provincën KwaZulu-Natal, vdiqën në protesta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat