Varianti Omicron: Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e deritanishme e Afrikës së Jugut?

Afrika

Varianti Omicron: Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e deritanishme e Afrikës së Jugut?

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Afrika e Jugut ishte vendi ku u identifikua për herë të parë varianti i ri Omicron dhe rastet atje u rritën me shpejtësi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Omicroni po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë variant të mëparshëm.

Të dhënat për pranimet në spital për COVID-19 në Afrikën e Jugut tregojnë se ato po rriten mjaft ndjeshëm në të gjitha provincat.

Por, ato nuk po rriten aq shpejt sa do të prisnit duke pasur parasysh numrin e rasteve.

Më pak pacientë aktualisht kanë nevojë për oksigjen e ventilatorë dhe ata janë në spital për periudha më të shkurtra, shkruan BBC.

Shkencëtarët e Afrikës së Jugut thonë se kjo nuk tregon se varianti në vetvete është më i butë.

Dallimi i madh nga valët e mëparshme është shkalla e vaksinimit dhe imuniteti natyror në popullatë.

Megjithëse dy doza vaksine ose një infeksion i mëparshëm duken shumë më pak efektive në infektimin me Omicron.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat