Shpëtohen rreth 100 viktima që ishin kidnapuar në Nigeri

Afrika

Shpëtohen rreth 100 viktima që ishin kidnapuar në Nigeri

Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:50
Këpucët e nxënësve të kidnapuar në Nigeri. Foto ilustruese.

Rreth 100 viktima që ishin kidnapuar dhe po mbaheshin në mal në veriperëndim të Nigerisë, janë shpëtuar nga forcat e sigurisë së këtij vendi.

Policia nigeriane tha të martën se viktimat ishin rrëmbyer dy muaj më parë nga bandat kriminale.

Ushtria dhe policia e Nigerisë muajt e fundit kanë goditur grupet e armatosura, të njohur si banditë, të cilët kanë kryer grabitje dhe rrëmbime të shumta.

Policia njoftoi se në operacionin e ditës së hënë, kanë shpëtuar 68 viktima që po mbaheshin në kampe. Operacioni u krye me ndihmën e ish-banditëve, të cilët u kthyen në informatorë të policisë.

Viktimat, përfshirë gra, fëmijë e burra, ishin mbajtur të izoluar për më shumë se tre muaj.

“Të gjithë të shpëtuarit aktualisht po marrin trajtim mjekësor”, thuhet në deklaratën e policisë.

Që nga viti i kaluar, banditët kanë sulmuar shkolla dhe kolegje për të rrëmbyer qindra studentë dhe e nxënës dhe pastaj kanë kërkuar pagesa për lirimin e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat