Qëndrimi i këtij shteti për krizën në Ukrainë po merr vëmendjen e botës

Afrika

Qëndrimi i këtij shteti për krizën në Ukrainë po merr vëmendjen e botës

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:44
Përfaqësuesi i Kenisë

Vendimi i Rusisë për t’ua njohur pavarësinë dy rajoneve lindore të Ukrainës ka nxitur reagimin e gjithë botës. Ka reaguar SHBA-ja, shtetet e BE-së e institucione të sigurisë, gjithashtu edhe NATO.

Janë vendosur edhe sanksione.

Megjithatë qëndrimi i Kenisë në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka marrë vëmendje të madhe, për shkak të fakteve të listuara dhe përmbajtjes së fjalimit nga Përfaqësuesi i tyre në OKB.

“Kenia bën një deklaratë të fortë për të kundërshtuar cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit të mbajtur në orën 21:00, më 21 shkurt. Shiheni deklaratën e plotë të dorëzuar më poshtë”, thuhet në njoftimin e Përfaqësisë së Përhershme të Kenisë në OKB.

Në këtë qëndrim zyrtar të Kenisë potencohet fakti se përpjekjet për diplomaci kanë dështuar, derisa konsiderojnë se ndërhyrja e Rusisë në dy zonat lindore të Ukrainës është shkelje e integritetit territorial të Ukrainës.

Përfaqësuesi i Kenisë ka thënë se në vend të shikimit mbrapa në histori, si nostalgjik të rrezikshëm, kanë zgjedhur të ecin përpara.

Ndër të tjera në qëndrimin e publikuar, thuhet se Kenia, sikurse shumica e shteteve të tjera të Afrikës, nuk i ka vendosur kufijtë vetë, por se ata janë vendosur nga Parisi, Londra e Lisbona. Derisa shtojnë se pavarësisht se ata kufij nuk i kënaqin, kanë vendosur t’i respektojnë për hir të paqes dhe për shkak të karakterit të Kombeve të Bashkuara.

Kjo pasi Vladmir Putin në fjalimin e tij teksa njeh pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, flet me pretendime historike se si Ukraina ka qenë e Rusisë dhe se kanë lidhje të vjetra, prandaj synon pushtimin

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat