11 foshnja vdesin si pasojë e zjarrit në një spital në Senegal

Afrika

11 foshnja vdesin si pasojë e zjarrit në një spital në Senegal

Më: 26 maj 2022 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Njëmbëdhjetë foshnja kanë vdekur si pasojë e zjarrit në qytetin Tivauan në Senegal, ka thënë presidenti i shtetit, Macky Sall.

Zjarri ka shpërthyer në departamentin e maternitetit, ka thënë Sall përmes një postimi në Twitter.

Raportimet fillestare sugjerojnë se zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtër, sipas politikanëve të Senegalit.

Tri foshnja kanë arritur të shpëtohen nga zjarri, kanë thënë autoritetet lokale.

Zjarri është përhapur shumë shpejt dhe shërbimet e emergjencës janë ende në vendin e ngjarjes.

Spitali është inauguruar së fundi, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP, duke cituar raportimet lokale.

Presidenti Sall u ka shprehur ngushëllime nënave dhe familjarëve të foshnjave.

“Situata është shumë fatkeqe dhe jashtëzakonisht e dhimbshme”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Abdoulaye Diouf Sarr.

Ky incident ka nxitur një valë kritikash në rrjetet sociale rreth kujdesit të shtetit ndaj sektorit të shëndetësisë.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur vitin e kaluar në Senegal, pasi katër foshnja kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një spital materniteti.

Atëbotë autoritetet patën thënë se rryma dhe një ftohës ajri kanë qenë fajtorë për zjarrin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat