​Luftime të ashpra në lindje të Republikës Demokratike të Kongos

Afrika

​Luftime të ashpra në lindje të Republikës Demokratike të Kongos

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:51
Ilustrim

Në Republikën Demokratike të Kongos lindore, luftime të ashpra u zhvilluan sot midis ushtrisë dhe grupit rebel M23, i cili pushtoi për një kohë të shkurtër qytetin me miliona banorë të Gomës.

Ushtria ka rifituar bazën e saj në Rumangab, e cila kontrollohej nga grupi M23, por duket se rebelët ende kontrollojnë pjesën më të madhe të zonës përreth, tha Emanuel de Merod, drejtor i Parkut Kombëtar Virunga, i cili ndodhet në atë qytet.

Luftimet e ashpra u zhvilluan gjithashtu pranë qytetit Kibumba një natë më parë, rreth 20 kilometra në verilindje të Gomës pranë kufirit me Ruandën, shtoi De Merod.

Kryengritja e M23 filloi pas gjenocidit të vitit 1994 në Ruandë dhe grupi udhëhiqet nga anëtarë të grupit etnik Tutsi.

M23 i justifikon sulmet e tij duke luftuar Forcat Demokratike për Çlirimin e Ruandës (FDLR), një milici e themeluar nga Houti etnikë që u larguan nga Ruanda pasi morën pjesë në gjenocid.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat