Nigeri, askush nuk merr përgjegjësi për masakrën në kishë

Afrika

Nigeri, askush nuk merr përgjegjësi për masakrën në kishë

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Një famullitar nigerian po do të dijë çdo detaj të ngjarjes së tmerrshme të një dite më parë kur një person vrau rreth 50 besimtarë në kishën e tij.

Ky i fundit i shpëtoi masakrës së rëndë, pasi në momentin e sulmit nuk ishte në meshë.

“Pashë njerëz që vraponin në rrugë. Unë isha në qytet. Kishte trazira, kështu që po përpiqesha të gjeja një rrugë të shkurtër për në famulli. Në fakt nuk e dija që ndodhi në famullinë time, sepse njerëzit po vraponin për t’u strehuar diku,” deklaroi At Vincent Anadi, famullitar në Kishën Katolike të Shën Françeskut.

Sulmuesi që nuk ishte i vetëm u tha se hodhi edhe eksploziv, prandaj edhe identifikimi i viktimave u bë më i rëndë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për masakrën, derisa autoritetet lokale të rendit nuk kanë arritur të kapin asnjërin prej sulmuesve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat