Afrikë e Jugut, rreth 22 të rinj gjenden të vdekur brenda një taverne

Afrika

Afrikë e Jugut, rreth 22 të rinj gjenden të vdekur brenda një taverne

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Autoritetet e Afrikës së Jugut po hetojnë vdekjen e të paktën 22 të rinjve, trupat e pajetë të të cilëve u gjetur brenda një taverne të njohur në qytetin bregdetar, Londra Lindore.

Transmetuesi shtetëror televiziv SABC njoftoi se ka gjasa që vdekjet të kenë qenë rezultat i një "situate paniku" të krijuar brenda tavernës, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Shkaku i vërtetë i vdekjeve vazhdon të mbetet i panjohur.

Trupat e pajetë u transportuan në morgjet shtetërore, ku të afërmit pritet të ndihmojnë në identifikimin e viktimave, mes tyre meshkuj e femra, tha zëdhënësja e departamentit të Shëndetësisë në Provincën e Kepit Lindor, Siyanda Manana.

Ajo tha se do të kryehen autopsitë si dhe analiza toksikologjike tek trupat e viktimave.

Duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e prekura, Presidenti Cyril Ramaphosa tha se ishte i shqetësuar për rrethanat në të cilat të rinj, potencialisht nën moshën 18 vjeç, ishin lejuar të mblidhen në tavernë. Zoti Ramaphosa tha nëpërmjet një deklarate se pasi të përfundojnë hetimet ligji duhet të veprojë.

Një vajzë 17-vjeçare, e cila e quajti vetëm "Lolly" dhe jetonte pranë tavernës, i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se ai ishte një vendtakim i njohur për adoleshentët dhe se tashmë pas tragjedisë komuniteti po kërkonte mbyllej e tij.

Policia tha se ishte njoftuar nga banorët mbi ngjarjen në Scenery Park, e cila ndodhet rreth tre km nga qendra e qytetit.

"Ajo që ka ndodhur mund të krahasohet me një masakër", tha në një deklaratë kryebashkiaku i Londrës Lindore, Xola Pakati./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat