Ky shtet do të stampojë monedha ari për ta penguar ngritjen e çmimeve

Afrika

Ky shtet do të stampojë monedha ari për ta penguar ngritjen e çmimeve

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Zimbabve ka njoftuar se do të prezantojë monedha ari në fund të muajit.

Kjo do të ndodhë nga ky shtet si tentativë për ta frenuar ngritjen e çmimeve kur valuta e saj ka shënuar rënie në vlerë.

Banka Qendrore e vendit ka theksuar planet për ta bërë kursin ligjor të dollarit amerikan për pesë vjetët e ardhshme.

Shkalla e interesit primar të bankës qendrore ishte më tepër se dyfishi gjatë këtij muaji – në 200 përqind – pasi shkalla vjetore e inflacionit u rrit në 190 përqind, raporton BBC.

Dollari i Zimbabvesë ka pësuar rënie kundrejt valutave kryesore këtij viti. Si rrjedhojë, monedhat e arta, të cilat do të përmbajnë një troja (31 gramë ari) 22 karatësh, do të jenë të dispozicion nga 25 korriku, ka thënë John P. Mangudya, guvernator i Bankës së Rezervës së Zimbabvesë.

Troja është njësi matëse e cila përdoret për matjen e metaleve të çmueshme si, ari, argjendi dhe platiniumi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat