​Të gjithë ushtarët francezë u larguan nga Mali, zhvendosen në Niger

Afrika

​Të gjithë ushtarët francezë u larguan nga Mali, zhvendosen në Niger

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Franca tha sot se të gjitha trupat e saj, të cilat kanë luftuar kundër militantëve islamikë në Mali që nga viti 2013, janë larguar nga vendi pas një vendimi në shkurt për t'u tërhequr për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Parisit dhe Bamakos.

Sot, njësia e fundit ushtarake e forcave Barkhana, e pranishme në territorin e Malit, kaloi kufirin midis Malit dhe Nigerit, sipas një deklarate nga Ministria franceze e Mbrojtjes.

Pasi kaluan pothuajse një dekadë në Mali për të luftuar kryengritësit islamikë në të gjithë Afrikën Perëndimore, Franca dhe aleatët e saj ushtarakë njoftuan se tani do ta bëjnë këtë nga territori i Nigerit.

Franca mbetet e angazhuar në Sahel, Gjirin e Guinesë dhe rajonin e Liqenit Çad, me të gjithë partnerët të përkushtuar ndaj stabilitetit dhe luftës kundër terrorizmit, sipas një deklarate nga presidenca franceze.

Nigeri do të bëhet një qendër për trupat franceze, me rreth 1.000 trupa të vendosura në kryeqytetin Niamey, së bashku me avionë luftarakë, dronë dhe helikopterë, thanë zyrtarët francezë muajin e kaluar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat