Rrëmbehen katër murgesha në Nigeri, derisa po shkonin për në meshë

Afrika

Rrëmbehen katër murgesha në Nigeri, derisa po shkonin për në meshë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Persona të armatosur kanë rrëmbyer katër murgesha katolike në Imo të Nigerisë.

Rrëmbimi, i cili ndodhi të dielën, u njoftua të hënën nga manastiri ku murgeshat vepronin.

Zita Ihedoro, sekretarja e përgjithshme e ‘Motrave të Jezusit’, tha se katër murgeshat u rrëmbyen ndërsa udhëtonin nga shteti Rivers për në Imo, të dyja në juglindje, për një meshë falënderimi të dielën.

“Ne kërkojmë lutje intensive për lirimin e tyre të shpejtë dhe të sigurt”, tha Ihedoro në një deklaratë, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv

Vitet e fundit, bandat e armatosura kanë rrëmbyer njerëz, përfshirë priftërinj. Praktika është përhapur në pjesë të tjera të vendit, duke rritur pasigurinë në kombin më të populluar të Afrikës.

Në korrik, dy priftërinj u rrëmbyen në Kaduna gati dy javë pasi një prift tjetër u mor nga famullia e tij në të njëjtin shtet.

Në të gjithë veriperëndimin, ushtria e Nigerisë ka nisur një ofensivë ajrore për të eliminuar grupet e armatosura përgjegjëse për rrëmbimin e qytetarëve nga fshatrat dhe qytetet në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat