Vazhdojnë luftimet për të dytën ditë në Etiopinë veriore

Afrika

Vazhdojnë luftimet për të dytën ditë në Etiopinë veriore

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Luftimet u ndezën për të dytën ditë në Etiopinë veriore, thanë banorët të enjten, ky është një shpërthim dhune që ka shkatërruar shpresat për bisedimet e reja të paqes midis qeverisë dhe forcave nga rajoni Tigray.

“Ne po dëgjojmë shpesh zhurmën e armëve të rënda, më shumë se ditët e mëparshme,” i tha Reuters një fermer në zonën Kobo të Amhara-s, i cili nuk donte të thoshte emrin.

Nuk ishte e qartë nëse trupat që lëviznin nëpër Kobo do të shkonin në pozicione sulmuese apo mbrojtëse, ose kush e filloi luftimin.

Të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për thyerjen e armëpushimit katërmujor midis qeverisë së kryeministrit Abiy Ahmed dhe Frontit Çlirimtar të Popullit Tigray (TPLF), partia që kontrollon Tigray,shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat