​12 të vrarë e 87 të plagosur në luftimet në Tripoli

Afrika

​12 të vrarë e 87 të plagosur në luftimet në Tripoli

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 21:27
Tripoli

Të paktën 12 persona u vranë dhe 87 u plagosën në përleshjet në rrugë në Tripoli, njoftoi sonte Ministria e Shëndetësisë e Libisë, pa specifikuar sa civilë dhe sa luftëtarë ka në mesin e viktimave.

Luftimet intensive në rrugë midis fraksioneve libiane shpërthyen mbrëmë në kryeqytetin Tripoli dhe vazhduan gjatë gjithë ditës. Palët rivale kanë shkëmbyer zjarr dhe janë dëgjuar disa shpërthime.

Fotot dhe videot e postuara në internet tregojnë automjete ushtarake që garojnë nëpër rrugë, luftëtarë që qëllojnë dhe banorë lokalë që përpiqen të shuajnë zjarret.

Gjatë javëve të fundit, fraksionet e armatosura kundërshtare janë grupuar dhe përqendruar rreth kryeqytetit libian, dhe përleshjet në qendër të Tripolit janë përshkallëzuar për shkak të përpjekjeve për të vendosur kontrollin mbi qeverinë libiane.

Konflikti kryesor politik në Libi është midis qeverisë së unitetit kombëtar në Tripoli, e udhëhequr nga Abdulhamid al-Dbeib, dhe një fraksioni rival të udhëhequr nga Fati Bashagom, i mbështetur nga parlamenti me qendër në lindje të vendit.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi ka shprehur shqetësimin për përleshjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat