20 të vrarë në Somali nga sulmi i grupit militant al-Shaabab

Afrika

20 të vrarë në Somali nga sulmi i grupit militant al-Shaabab

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Të paktën 20 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë, pasi militantët sulmuan disa automjete me ndihma ushqimore në rajonin qendror Hiiraan të Somalisë.

“Ata vendosën një bombë teksa njerëzit ishin në makinë dhe e hodhën në erë”, tha guvernatori i rajonit, Ali Jeyte Osman.

Grupi militant islamik al-Shaabab ka thënë se kishte në shënjestër një grup të armatosur të lidhur me qeverinë. Militantët e lidhur me Al-Kaedën duan të përmbysin qeverinë qendrore.

Al-Shabab kontrollon pjesën më të madhe të Somalisë jugore dhe qendrore, por ka qenë në gjendje të shtrijë ndikimin e saj në zonat e kontrolluara nga qeveria me qendër në kryeqytetin Mogadishu.

Dy javë më parë luftëtarët e saj sulmuan një hotel në kryeqytet dhe vranë më shumë se 20 njerëz, raporton BBC.

Guvernatori i Hiiraan, Ali Jeyte Osman, tha se numri i të vdekurve nga sulmi i së premtes mund të rritet mes raporteve se deri në 27 persona ishin vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat