Uganda shpall shpërthimin e virusit Ebola pas vdekjes së një personi

Afrika

Uganda shpall shpërthimin e virusit Ebola pas vdekjes së një personi

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Uganda ka shpallur shpërthimin e virusit Ebola pas një rasti të rrallë të konfirmuar në Sudan, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Zyra e OBSh-sw në Afrikë deklaroi se rasti është konfirmuar pas një mostre testimi të një 24-vjeçari në rajonin Mubende.

Autoritetet shëndetësore të Ugandës kanë hetuar gjashtë vdekje të dyshimta në të njëjtin rajon brenda muajit. Ministri i shëndetësisë i vendit tha se 24-vjeçari ka vdekur pas simptomave të njëjta të virusit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Aktualisht janë tetë raste të dyshuara në trajtim spitalor”, deklaroi OBSh në Afrikë, duke shtuar se po i ndihmon autoritetet shëndetësore të Ugandës në hetim dhe po dërgon staf në zonën e prekur.

Kjo është hera e parë në më shumë se një dekadë që Uganda po regjistron rast me shenja të Ebolës. Ne po punojmë afër me autoritetet kombëtare të shëndetësisë të hetojnë burimin e shpërthimit të virusit”, thotë Dr. Matshidiso Moeti, drejtor rajonal i OBSh në Afrikë.

Në herën e fundit që Uganda raportoi shpërthimin e Ebolës në vitin 2012, ku edhe u regjistruan rreth 17 vdekje nga 24 raste, sipas Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDCP).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat