Somalia urdhëron mediat që të mos publikojnë “propagandën” e al-Shabab

Afrika

Somalia urdhëron mediat që të mos publikojnë “propagandën” e al-Shabab

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Qeveria e Somalisë ka shpallur masa ndaj organizatave mediatike që publikojnë atë që e konsideron propagandë për grupin e armatosur al-Shabab, duke paralajmëruar se shkelësit do të ndëshkohen.

Forcat e armatosura, të mbështetura nga policia lokale dhe aleatët ndërkombëtarë, kanë zhvilluar një fushatë agresive kundër grupit të lidhur me Al-Kaidën.

“Dua të informoj mediat somaleze dhe të gjithë popullin somalez në përgjithësi se ne do ta konsiderojmë të gjithë mbulimin e propagandës së al-Shabab, përfshirë aktet e tyre terroriste dhe ideologjinë e tyre si krime të dënueshme”, tha zëvendësministri për Informacionin, Kulturën dhe Turizmin, Abdirahman Yusuf.

“Qeveria somaleze po ndalon plotësisht të gjitha llojet e mbulimit në lidhje me ideologjinë terroriste dhe aktet e frikësimit nga al-Shabab”, iu tha ai gazetarëve, shkruan Al Jazeera.

Jusuf tha se qeveria nisi gjithashtu operacione kibernetike kundër “llogarive terroriste” në mediat sociale dhe pezulloi më shumë se 40 llogari në Facebook dhe Twitter.

Presidenti i zgjedhur së fundmi, Hassan Sheikh Mohamud është zotuar të mposht grupin e armatosur pas sulmeve të panumërta vdekjeprurëse.

Në gusht, luftëtarët e al-Shabab kryen një sulm me armë dhe bombë në një rrethim vdekjeprurës 30 orësh të një hoteli ku humbën jetën 21 persona.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në tetor të vitit 2017 kur një kamion i mbushur me eksplozivë shpërtheu në Mogadishu duke vrarë 512 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat