Të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në një treg të Nigerisë

Afrika

Të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në një treg të Nigerisë

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:28
Nigeri

Të paktën katër persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një treg popullor, në shtetin juglindor në Anambra të Nigerisë.

Emeka Umeagbalasi, e cila kryeson grupin e shoqërisë civile “Intersociety”, tha se shpërthimi ndodhi në një pjesë të tregut që shet kimikate, duke çuar në një zjarr që i rrafshoi dyqanet në tregun “Onitsha”, një nga tregjet më të mëdha në Afrikën Perëndimore.

“Njerëzit tanë vdiqën dhe dhjetëra u plagosën”, tha Umeagbalasi, shkruan Al Jazeera.

Kryetari i zonës së qeverisjes vendore Onitsha Jugore, Emeka Orji, konfirmoi numrin e të vdekurve për gazetarët, duke shtuar se të paktën 12 persona u plagosën teksa u larguan nga tregu.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma, por Anambra është një nga pesë shtetet në juglindje të vendit ku dhuna, për të cilën autoritetet fajësojnë grupet separatiste, po rritet mes të rinjve që përmendin margjinalizimin historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat