Dhjetëra të rrëmbyer derisa po pritnin një tren në Nigeri

Afrika

Dhjetëra të rrëmbyer derisa po pritnin një tren në Nigeri

Më: 9 janar 2023 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Të paktën 32 persona janë rrëmbyer në një stacion treni në shtetin Edo, në jug të Nigerisë, thonë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, mes tyre ishin stafi i stacionit dhe pasagjerët që prisnin një tren.

Forcat e sigurisë, të ndihmuara nga kërkuesit vendas, kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi për viktimat.

Incidenti i fundit vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale ku siguria është një çështje kryesore e fushatës.

Raportet thonë se të shtunën një numër i madh personash të armatosur edhe me AK-47, qëlluan në ajër ndërsa hynë në stacionin në Igueben përpara se të merrnin udhëtarët dhe stafin dhe t’i çonin në një pyll aty pranë.

Disa nga ata që arritën të largoheshin, morën plagë plumbash, janë cituar të kenë thënë dëshmitarët okularë.

Një grua me një fëmijë gjithashtu thuhet se u arratis dhe gjeti rrugën për në një komunitet fqinj, ku ajo u shpëtua.

Rrëmbyesit liruan gjithashtu dy fëmijë pasi “besohej se ata mendonin se fëmijët do të ngadalësonin lëvizjet e tyre”, citohet të ketë thënë një banor i zonës nga gazeta Vanguard.

Incidentet e rrëmbimit për shpërblim, si dhe persona të armatosur që synojnë komunitetet për arsye politike, kanë qenë në rritje vitet e fundit në Nigeri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat